Nga humbje e sezonit te një muaj mungese, Skënderbeu pret me ankth Gjergj Muzakën

Sa shumë iu gëzuan te Skënderbeut rikthimit të Gjergj Muzakës, pas atij dëmtimi që e la gjatë jashtë fushës së blertë. Por u rikthye dhe përsëritet e njëjta histori. Futbollisti më i rëndësishëm i ekipit del nga fusha e lojës pa dëshirën e tij dhe të trajnerit, por i detyruar për ta bërë një gjë të tillë me barrela.

Një krisje në pjesën e sipërme të femurit në këmbën e djathë, po mban një ankth te korçarët. Ditën e nesërme do të mësohet gjithçka për futbollistin, pas rezonancën që pritet të kryhet. Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Muzaka rrezikon një mungesë tepër të gjatë në variantin më të keq, madje duke humbur edhe sezonin. Ndërsa në rastin më të mirë, mund të kthehet pas një muaj. /Sport Ekspres/