Nga historia e Enis Bardhit te Ezgjan Aliu e Musliu, tri “shqiptarët” e Maqedonisë

0

 

Përballja e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë edhe një farë inati për lojtarë që mund të kishin veshur një fanellë dhe veshën tjetrën. E ndërsa te Shqipëria i vetmi është Valon Ahmedi (“më mirë një ndeshje me Shqipërinë se sa titullar te Maqedonia”), te skuadra e Angelovskit janë tre. Bëhet fjalë për Enis Bardhin, Ezgjan Alioskin, por që në shqip është Aliu, dhe Visar Musliu. I pari ka lindur në Shkup nga familje me origjinë shqiptare, teksa tashmë luan te Levante në Spanjë. Një talent i jashtëzakonshëm, i cili u kontaktua edhe nga federata shqiptare, por historia e tij mbetet ende e patreguar dhe ndoshta Redi Jupi di më shumë… (në atë kohë, mbulonte pikërisht zyrën e talenteve kuqezi). Ndërkohë, Ezgjan Alioski që luan te Lids, ka lindur në Prilep, edhe pse në shqip e thërrasin Ezgjan Aliu. Ai kurrë s’është ndjerë shqiptarë. Nga Gostivari është Visar Musliu, që luan te Vardari, teksa sezonin e shkuar luante me Renovën. Vetëm 22 vjeç dhe një ndër më të dalluarit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image