Nga Greqia te Tirana, një talent ganez për sulmin bardheblu

Jo rastësisht Tirana është një prej skuadrave më aktive në nisëm e klubeve elitare, për të rritur numrin e lojtarëve të huaj që mund të aktivizohen në një ndeshje. Përforcimi i radhës për bardheblutë vjen nga Afrika.

Të dhënat, ato të një talenti me perspektivë. Quhet Gideon Ofori Ofei, luan si sulmues dhe është vetëm 19 vjeç. Problemi: lojtari është pa skuadër prej shkurtit të vitit 2018, prej largimit nga Veria. Ofei u transferua te klubi i kategorisë së dytë greke në verën e vitit 2017, nga Vizion Fc, klubi i vendlindjes ku u formua. 

Gjithsesi, sapo kaloi gjysma e sezonit erdhi largimi nga Veria dhe në gjashtë muajt e fundit, sulmuesi ka qenë pa skuadër. Ky fakt nuk i ka ndaluar drejtuesit e Tiranës ta afrojnë lojtarin, i cili vlerësohet si një alternativë për sulmin, aty ku ka mbetur vetëm Sentamu, edhe sepse Ngo është i dëmtuar.

Gideon Ofori Ofei është lojtari i tretë me origjinë ganezë i afruar nga Tirana gjatë këtij afati të transferimeve, pas mbrojtësi Atingah dhe mesfushorit Kobina. Sulmuesi i ri ka firmosur kontratë afatgjatë me klubin dhe cilësohet si një përforcim për të tashmen, por edhe si një investim për të ardhmen, me bardheblutë që mund të shërbejnë si trampolinë për një ligë edhe më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *