Nga Gjermania vjen “bomba”: Juventus në sulm për Hames Rodrigez

Hames Rodrigez u transferua verën e kaluar drejt Bajernit të Mynihut, pasi aventura e tij te Reali i Madridit nuk po shkonte siç duhet. Momentalisht Hames është i huazuar për dy sezone te Bajern, për 10 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare është për shumën e 32.5 milionë eurove.

Gjithsesi, ditën e sotme prestigjiozja gjermane, “Sport Bild” ka raportuar se ka një interesim serioz nga Juventus për 27-vjeçarin. Bardhezinjtë janë të gatshëm të futen në bisedime për transferimin e kolumbianit që në merkaton e janarit, por ende nuk ka diçka konkrete edhe pse thuhet që drejtuesit e Juventus kanë folur me mesfushorin.

Hames ka si agjent Horge Mendez, i cili është njëkohësisht dhe agjent i Ronaldos, por edhe një mik shumë i afërt i portugezit. Ky fakt i sjell mjaft avantazhe “zonjës së vjetër”, pasi marrëdhënia e mirë që ka Kristiano Ronaldo me Hames mund të bëjë që 27-vjeçari të bindet për t’u transferuar në Torino. Një transferim në janar duket gati i pamundur tek Bajerni, por një ofertë e majme, mund të bëjë që bavarezët të ndryshojnë mendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *