Nga Gatuzo te Milani, Baka rrëfehet pas largimit!

Të gjitha të vërtetat e Karlos Bakës… Kolumbiani është kthyer te Vilareali, pas një sezoni huazim vjet dhe tani mund të gëzohet… pasi transferimi në Spanjë është përfundimtar dhe jo me mundësi rikthimi te kuqezinjtë…

Pikërisht Vilareali për sulmuesin dhe familjen e tij ka qenë dhe është një shtëpi, ndërsa në konferencën e parë për shtyp të dhënë në Spanjë rrëfen prapaskena te lamtumirës:

“Që nga ditët e përgatitjes për në Botëror, kisha këtë dëshirë që të kthehesha te Vilareali, sepse kjo është shtëpia ime. Kam pasur shumë oferta nga skuadra të tjera që luanin dhe Champions, nga kampionate të tjera, por dëshira ime dhe e familjes ishte të vija sërish këtu”.

“Me këtë klub kam gjetur sërish nivelin tim, pastaj fëmijët më thanë se do të ishte mirë të qëndronim në Spanjë, edhe nëse do të vijoja aventurën në Itali te Milani, kështu që do të më duhej të vija t’I takoja shpesh”.

“Milani? Mund të qëndroja, kisha mundësi. Gatuzo dhe Leonardo donin që të qëndroja, trajneri më tha madje se do të donte të punonte me mua, më konsideronte një futbollist të tijin dhe nuk donte të largohesha…

Më bëri të ndihesha i rëndësishëm, por vendimin e kisha marrë. Mund të them që Milani do të kthehet aty ku i takon, sepse po i bëjnë gjërat ashtu si duhet. Pastaj, kanë një trajner që i thotë gjërat në sy dhe do të kthehen të fitojnë trofej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *