Nga Fushë-Kruja, në Vlorë: “arnimet” në formacione dhe arbitrat

Skënderbeu vjen pas një serie negative rezultatesh dhe i duhet të fitojë në Fushë-Krujë me Kastriotin e vendit të fundit. Krutanët nga ana tjetër e nisën vitin në mënyrën më të mirë vitin, pasi triumfuan në Gjirokastër me rezultatin 1-5. Takimi i orës 14:00 ka shumë pikëpyetje, pasi në kampin korçar mungesat janë disa dhe trajneri Shehi do të vendosë vetëm në fund për formacionin. Kastriotit i rikthehet kapiteni Çela, që rikthehet titullar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

E shtunë, më 2 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-SKËNDERBEU
Kastrioti:
Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher, Bardhi, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli
Skënderbeu:
Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Taipi, Aliti, Asani, Gripshi, Hoxhaj, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Sazan Velçani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Klodian Shahini

Në Vlorë luhet një takim mjaft interesant. Veliu, Torasa e Kale janë të pezulluar prej kartonëve, ndaj edhe zgjedhjet për trajnerin Daja nuk janë të shumta. Gjithsesi kërkohet karakter që minimalisht Flamurtari të dalë i pamposhtur kundër Kukësit. Nga ana tjetër verilindorët nuk kanë opsion tjetër veç fitores. Barazimi me Laçin një javë më parë nuk u lë shteg tjetër.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

E shtunë, më 2 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-KUKËSI
Flamurtari:
Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Deliaj, Useini, Mustafa, Ribajt, Musta, Batha. Trajner: Ilir Daja
Kukësi:
Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Teqja, Rrumbullaku, Dzaria, Rroca, Çyrbja, Ethemi, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Agaraj, Rejdi Zajimi, Orlando Kuka
Delegat: Astrit Maçi; Vëhzgues: Ilirjan Kristo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *