Nga Fushë-Kruja në Gjirokastër, dy beteja për pikë jetike

Dy ndeshje interesante mes katër ekipeve të vendit të fundit. Kastrioti i vendit të fundit shpreson ende dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë vendosur që edhe hyrja në stadium të jetë falas. Me mbështetjen e publikut shpresohet të arrihet te fitorja.

Kamza, kundërshtari i Kastriotit, e di se nëse nuk fiton sot do të jetë ekipi i dytë më i kuotuar për të rënë nga Superiorja. Të mbetur pa trajner pas shkarkimit të Klodian Duros, kamzalinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë përplasjen direkte mes Luftëtarit dhe Tiranës. Triumfi i sotshëm me shumë mundësi do i largonte përkohësisht nga vendi i parafundit.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-KAMZA

Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Bardhi, Ymeraj, Okebugu, Marku, Xhunior. Trajner: Stavri Nica

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Mehmeti, Malaj, Zisi, Fukui, Plaku, Roloviç. Trajner: Blendi Vashaku

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela ; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Luftëtari dhe Tirana kërkojnë t’i largohen fundit. Gjirokastritët nuk kanë Oltion Rapan të pezulluar, ndërkohë që edhe braziliani Xhekson ka pasur probleme. Gjithsesi rikthehen tifozët dhe objektivi kryesor janë tre pikët.

Tirana është në kërkim të fatit të humbur. Sot do preferohej loja e shëmtuar dhe marrja e maksimumit. Bardheblutë në ndeshjet e fundit janë paraqitur mirë, por nuk kanë arritur dot t’i shfrytëzojnë rastet e shumta të krijuara për gol. Sa i takon formacionit, pritet të mos ketë ndyshime.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-TIRANA

Luftëtari:  Ruçi, Liçaj, Janiçiç, Hoxha, Rapo, Aleksi, Ramadani, Rroca, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Herald Lisaku, Emirion Sino

Delegat: ? ; Vëzhgues: Myrteza Allkja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *