Nga fusha nuk dilet në mënyrën e dëshiruar, por Malaga fiton dashurinë e gjithë Shqipërisë

Malaga nuk ka dalë në mënyrën e dëshiruar nga transferta e sotme ndaj Numancias, pasi kanë barazuar me rezultatin 0-0. Objektivi i skuadrës ku aktivizohen Keidi Bare dhe Armando Sadiku ishte marrja e tre pikëve, megjithëse Numancia ishte “kockë e fortë”.

Sulmuesi shqiptar kishte një saktësi të madhe të pasimeve, por pak raste para portës kundërshtare. Pavarësisht këtij barazimi, Malaga ka fituar dashurinë e gjithë shqiptarëve. Kulmi i mbështetjeve që ka ardhur gjatë këtyre kohërave të vështirë për ne, ishte pikërisht nga ekipi në fjalë. Me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” kanë hyrë në fushën e lojës para ndeshjes së sotme, duke treguar vlera të mëdha sa i përket solidaritetit. Kjo nismë ka marrë edhe reagimin e kundërshtarit të sotëm, Numancias: “Iniciativë e mirë. Bashkohemi në kauzën tuaj”. /Sport Ekspres/