Nga ftesa e Panuçit te dëmtimi i rëndë, i pafati Kaja tetë muaj pa futboll

0

Tetori i kaluar ishte një vit fantastik për të riun shqiptar Egli Kaja. Asokohe pjesë e skocezëve të Livingston, Kaja mori një ftesë surprizë nga kombëtarja shqiptare. 21-vjeçari u ftua sërish në grumbullimin e muajit nëntor, por nuk mundi të debutonte në tri ndeshjet që qëndroi në stol.

Fill pas atij momenti situata mori një kthesë për keq. Aktivizimet me Livingston filluan të bëheshin gjithmonë e më të pakta. Palët ranë dakord që huazimi të përfundonte në dhjetor dhe Kaja u rikthye te Uimbëlldon, klub me të cilin  kontratë deri në qershor të 2020.

Rikthimi në skuadrën londineze nuk përmirësoi situatën e lojtarit. Një dëmtim i rëndë në gju e ka lënë jashtë skuadrës prej më shumë 7 muajsh dhe klubi nuk ka njoftuar shenja përmirësimi. Teksa kanë kaluar 8 muaj nga aktivizimi i fundit situata s’kishte si të shkonte më keq për 21-vjeçarin e lindur në Kosovë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.