Nga festa e kuqe, te “neveria” kuqezi: deputeti nuk përmbahet

0

Si zakonisht, një prej personazhëve më aktivë pas ndeshjeve të Partizanit është deputeti socialist Erjon Braçe. Asnjëherë nuk mungon në stadium dhe asnjëherë nuk nguron të komentojë, mbi të gjitha në rastet kur të kuqtë arrijnë ti ekzaltojnë tifozët.

As suksesit të skuadrës së Gegës në duelin direkt me Kukësin, Braçe i gëzohet aksionit të golit, kualitetit të të rinjve të skuadrës, por edhe faktit që Partizani di të vuajë për të marrë maksimumin e pikëve. Më poshtë, komenti i plotë i deputetit në faqen e tij në “Instagram”.

PARTIZANI KALON DHE KUKESIN!

GOLI KA MEND!

E gjithë ndeshja ja vlejti për golin e Esat Malës; Shiheni aksionin edhe një herë, tre takime prapë, pasimi i fundit i Bardhit-sërish një mrekulli, ekzekutimi i Malës një tjetër klas!!

I pabesueshëm kur mendon që, hëm Bardhi e hëm Mala janë veç 20-21 vjeç!

Pjesa tjetër si përherë, tank!

E rëndësishme të shënosh, por e rëndësishme të dish të vuash, e të mos pësosh siç deri tani!

Vo: Unë nuk di kush po i vëzhgon këta djem, por historia që “ikni jashtë, gjeni menaxherë që t’u thërrasim në Kombëtare”, po bëhet e turpshme dhe e neveritshme! Kaq!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.