Nga Ferizaj në Armeni, prezantohet “ish”-i i Partizanit

0

Skuadra armene e Pjunik ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e mbrojtësit shqiptar Kristi Marku. Futbollisti 23-vjeçar, së fundmi pati një eksperiencë në Kosovë, ku luajti për disa muaj për skuadrën e Ferizajt.

Ky nuk është transferimi i parë i durrsakut në një kampionat larg Shqipërisë, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës së Honvedit në Hungari, ndërkohë që eksperiencat e Markut në Kategorinë Superiore kanë qenë të shumta, ku ka luajtur për Teutën, Flamurtarin, Partizanin dhe Lushnjën.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.