Nga Erzeni te Korabi, Bubeqi gjen stol të ri

Dorjan Bubeqi dha dorëheqjen nga drejtimi i Erzenit më 3 janar, një vendim i papritur, sepse dukej se gjithçka po ecte mirë, edhe pse ecuria e pjesës së parë të sezonit nuk ishte ajo që pritej.

Tani ish-sulmuesi i njohur ka gjetur ekip të ri, sepse është bërë trajneri i i ri Korabit, që ka zyrtarizuar gjithçka me një postim në faqen e vet në Facebook.

Këtë sezon Korabi e nisi me Ahmatajn në drejtim dhe me një skuadër të re e interesante, por në dhjetor kriza financiare bëri që trajneri të largohej, ashtu si shumë lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *