Nga ëndrra e Kombëtares te Skënderbeu, Bregu: Takaj më tha të presim shkurtin, na shohin si inferior

0

Dejvi Bregu vazhdon që të luajë në nivelet më të larta në Shqipëri, megjithëse të gjithë presin largimin e tij nga Skënderbeu. Sulmuesi i Skënderbeut ka realizuar dopietë në përballjen e fituar ndaj Teutës në shifrat 3-2, madje në realizimin e parë duke dalë edhe disi nga vetja, pasi e dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Me ofertat që kanë ardhur nga jashtë dhe kalimin që pritet të ndodhë në muajin shkurt, kjo bën që Bregu të mendojë edhe për Kombëtaren. Në prononcimin e tij për “Zona Gol”, lojtari i korçarëve është shprehur:

“Në Shqipëri jam i lidhur vetëm me Skënderbeun dhe kjo fitore do të ndikojë shumë mirë në psikologjinë e skuadrës. Nuk më pëlqen të më pyesin se përse luajmë ende dhe nuk ka korrektesë. Ilir Daja ka shumë vlera si trajner dhe jam rritur falë tij. Merkato? Takaj më ka thënë se duhet që të presim deri në muajin shkurt, kanë ardhur disa oferta për mua. Në ndeshjet me Tiranën dhe Partizanin kemi më shumë motivim. Na shohin si inferior, por kemi të njëjtin nivel. Vendi i tetë nuk ka shumë diskutime dhe mund të kemi një synim për Kupë. Kombëtarja? Kjo është një ëndërr që varet nga njerëz të tjerë dhe koha do e tregoj sesa do të realizohet”, ka thënë Bregu. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.