Nga Edgar Çani te Migjen Basha, qyteti i parë që priti shqiptarët freskon…kujtesën

Marrëdhënia e veçantë mes Italisë dhe Shqipërisë është përforcuar edhe më tepër pas ndihmës që qeveria jonë vendosi t’i japë fqinjve përtej Adriatikut në këto momente të vështira që po hasin prej luftës me Covid-19. Rama do të thoshte ndër të tjera në fjalimin e tij se “Ne mund të jemi një varfër, por jo me kujtesë të shkurtër. Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin një mik në vështirësi”, duke kujtuar kështu ndihmën që Italia na ka dhënë në të shkuarën. Dyert e shtetit italian u hapën për popullin tonë në vitet 90’, kur anije me mijëra emigrantë shqiptar zbarkonin në brigjet e Italisë. E pikërisht toka e parë që shkelnin pjesa dërrmuese e shqiptarëve ishte ajo e qytetit të Barit, me të cilin ekziston një lidhje e veçantë.

Këtë e vë në dukje edhe “TuttoBari“, që i kushton një artikull kësaj marrëdhënieje. Në shkrimin e saj media italiane tregon edhe lojtarët shqiptarë që kanë mbajtur veshur fanellën kuqebardhë të qytetit të tyre, duke dhënë kontributin e tyre si futbollistë. Gjithçka nis me Edgar Çanin, mbërriti kur ishte një foshnje me anije nga prindërit e tij si shumë të tjerë në atë periudhë. Megjithëse e ndërtoi jetën në tjetër qytet, sulmuesi shqiptar u rikthye në qytetin që e mirëpriti i pari në momentin e mbërritjes në Itali, teksa luajti për gjysmë sezoni me Barin.

Ndërkohë një tjetër lojtar kuqezi që luajti për këtë klub është edhe Migjen Basha, gjurmët e të cilit duket se kanë qenë të mëdha në periudhën 2-vjeçare të qendrimit të tij me ekipin. Mesfushori shiptar është vlerësuar gjithnjë për aftësitë e tij në fushën e lojës dhe për shpirtin e sakrificës, që e vë në dukje edhe “TuttoBari“. Ndërkohë me të rinjtë por pa debutuar me ekipin e parë kanë qenë edhe dy emra të tjerë futbollistësh shqiptar, Fatmir Hysenbelliu dhe Eneo Gjonaj./Sport Ekspres/