Nga Dibala te Imobile, kur sulmuesit diktojnë

0

“Shi golash” në javën e katërt të Serisë A, me golashënuesit më të fortë që gjejnë rrugën e rrjetës, me përjashtim të Higuain dhe Ikardit

Dibala, Mertens, Xheko, Kaliniç, Imobile, Beloti. Java e katërt e Serisë A të këtij kampionati do të kalojë në histori si ajo e “bomberave”. Tripletat e “Joya”-s dhe të belgut të Napolit, së bashku me dopietat e romanistit dhe të lacialit, apo milanistit dhe golat e Belotit, kanë konfirmuar se sezoni 2017-18 po lind nën shenjën e goleadorëve më shumë sesa të mbrojtjeve. Në kundërshtim me ata që e shohin futbollin italian si një “katenaço”. Sigurisht, merita është e disa fenomeneve autentikë që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda të njëjtit kampionat.

LIDERI – Dhe lideri i tyre është padyshim Paulo Dibala. Që kur ai ka veshur fanellën me numër “10” të Juventusit, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Është kryegolashënuesi, me 8 gola, por duke konsideruar edhe dy golat në finalen e Superkupës italiane, ka arritur që tani kuotën e 10 golave. Askush nuk ishte shtyrë kaq përpara në të shkuarën, pas vetëm katër ndeshjesh të kampionatit që nga sezoni 2005-06. Toto Di Natale, në 2009-2010 dhe Çiro Imobile sot nuk kanë shkuar më shumë se 6 gola. Pas krahëve të tij madje edhe disa emra si Trezege, Eto’o dhe Kavani. Dhe ndjesia është se, me siguri nuk ka përfunduar këtu sepse argjentinasi ka “mundësitë” për të shënuar në të gjitha mënyrat  dhe këtë e ka treguar ndaj Sasuolos. Teknikë, zgjuarsi apo me goditje dënimi, e majta e lojtarit bardhezi është e “nxehtë”. Numrat flasin qartë. 52 gola në 100 ndeshje me “Zonjën”, duke shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për herë të parë në Serinë A.

TË TJERËT – Mëkaq që Alegri, në këtë moment të mirë të Dibalës, duhet të vuajë për formën e Higuainit. Ai që, kur flitet për gola mund t’u tregojë të gjithëve sesi arrihen rekordet, duke qenë se përpara se të vinte në Torino kishte vendosur rekordin e ri të Serisë A. Por, për momentin “Pipita” është i ndalur me dy gola. Dhe, nëse Gonzalo “qan” dhe inatoset, Ikardi nuk “qesh” duke parë që me Krotonen është dukur totalisht një tjetër. Dhe jo thjesht për modelin e ri të flokëve. Interisti është parë të kalohet në klasifikimin e “bomberave” nga Imobile dhe është arritur nga Mertens, një tjetër që, përsa i përket goditjeve nuk i mungon asgjë nga numrt “9”. Në Bolonja, Maurito do të kthehet të festojë? Për dy lojtarë që kanë mbetur pa shënuar, ka një fytyrë të re që ka jetuar të dielën e tij të festës. Dhe ai është Pietro Pelegri, protagonisti i një dopiete, edhe pse të hidhur, ndaj Lacios. Është lojtari i parë, i lindur në vitin 2000 që ka shënuar një dopietë në Serinë A.

MENTALITETI – Duke lënë mënjanë individualitetin e lojtarëve, duket se ka pasur një ndryshim evropian edhe në mentalitetin e futbollit italian. Nëse është e dashur apo fryt i një koincidence, kjo është e vështirë të thuhet. Ajo që s’mund të mohohet është se ajo që fitonte titullin dikur ishte skuadra më mbrojtjen më të mirë. Ndërsa tani, rregulli mund të rishkruhet dhe duhet të bëhet ajo skuadër që ka sulmin më të mirë.

 

Sezoni                   Lojtari                   Golat

2017-18                Dibala                  8

2009-19                Di Natale              6

2017-18                Imobile                6

2005-06                Toni                     5

2007-08                Trezege                5

2010-11                Eto’o                     5

2011-12                Kavani                   5

2015-16                Eder                      5

2016-17                Kalehon                 5

2017-18                Ikardi                    5

2017-18                Mertens                 5

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here