Nga dështimet në ëndrrën me Lazion, Immobile fajëson ish-trajnerin për të shkuarën: Ai kuptonte një m** nga futbolli

0

Ciro Immobile po arrin suksesin më të lartë në karrierën e tij me fanellën e Lazios. Nisur nga e shkuara e tij, shumë pak besonin te shpërthimi i italianit, por vitet dhe shifrat flasin për një bast tërësisht të fituar të Igli Tares. Përpara Lazios Immobile ka qenë pjesë edhe e Dortmundit apo Sevilles, të cilat kanë qenë eksperienca për t’u harruar për të. Vetë futbollisti e pranon një fakt të tillë, teksa kujton edhe aventurën me Seville në La Liga. Hapësirat për të ishin të pakta dhe faji shkon i gjithë për Unai Emery, për të cilin Immobile tregon se nuk ia kishte idenë nga futbolli.

“Te Seville u ndjeva keq. Unë kam pasur pak raste. Në janar mendova të largohesha, por Emery më kërkoi të qëndroja. Në fillim shënova menjëherë dy gola, por më pas Emery më nxori përsëri dhe mendova se “Ky kupton një m**”. Le të themi se kur nuk ndiheni pjesë e grupit, është gjithçka e padobishme”, ka rrëfyer Ciro Immobile./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.