Nga Bufon te Donaruma, kur vetëm emri ngjason!

 

Në pesë minuta, portieri i talentuar i Milanit hodhi poshtë gjithçka të mirë është thënë prej tij, në një finale, ndeshja e sezonit për ekipin e tij. Dy gafa që nuk do t’i harrojë kurrë

Një mbrëmje që nuk do ta harrojë lehtë, ose ndoshta, nuk do ta harrojë kurrë… Thonë që nga gabimet njeriu rritet, por kur njeriu në fjalë është vetëm 19-vjeç dhe fiton më shumë se çdo portier tjetër në Serinë A dhe është në top “10” portierët botërorë për rrogë, atëherë disa pyetje duhen bërë: ai ka merituar vërtet?! Një karrierë që është shënuar të jetohet në nivele të larta, por që në “Olimpico” ka ngecur në një mbrëmje horror. E zezë, ku Donaruma tregon limitet e tij dhe se i duhet shumë dhe shumë punë për të arritur Xhanluixhi Bufonin.

Numri “1” kuqezi, në finalen e Kupës së Italisë, ajo që mund të shpëtonte sezonin e Milanit, ka kompromentuar gjithçka të mirë që kishte bërë deri tani. Dhe, “black out” ndodhi në vetëm pesë minuta, pas golit të parë të Benatias. Kur era frynte vetëm nga krahu bardhezi. Portieri 19-vjeçar bëri dy gabime të pafalshme, njëri më i keq se tjetri. Në fillim topi i goditur nga Dagllas Kosta që i kalon poshtë duarve dhe më pas “pasimi” që i bën Benatias, kur topi i devijuar më kokë nga Manxhukiç ishte si një “tollumbace”. Dy gola të ardhur mes minutës së 61-të dhe 66-të, duke mbyllur mbrëmjen e tij… Dhe, nëse ajo parabolë e Dibalasë do të shkonte në rrjetë, atëherë ndoshta do të ishte praktikisht një ndeshje që vështirë t’i ndodhë një portieri pa talent, imagjinoni atij që thuhet se është pasardhësi i Bufonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *