Nga Broja te “Januzaj shqiptar”, priten ndryshime rrënjësore në listën e Shqipërisë A

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në muajin tetor kundër Turqisë dhe Moldavisë në transfertë. Me trajnerin Reja jemi mësuar me vendime të guximshme, nisur edhe nga hera e fundit. Lënia jashtë e Grezdës dhe Sadikut, siç ndodhi në përballjet e shkuara, ishte një vendim që nuk do e merrnin shumë trajnerë.

Megjithëse tërësisht të drejta duke parë formën e lojtarëve, këta të dy futbollistë kishin hyrë në zemrat e tifozëve dhe do të shkaktonin shumë polemika. Tashmë një tjetër listë me emra të rinjë dhe futbollistëve që do e bëjnë sefte me Kombëtaren A priten të jenë në tetor.

Fillimisht për ta nisur me Armando Brojën, që po bën kalime me hapa gjigandi. Nga grupmoshat më të vogla të Shqipërisë, shkoi te U-21 duke i shënuar 2 gola që në debutim Uellsit. Trajneri Reja u vu në vëzhgim të sulmuesit të Chelseat që në muajin e kaluar, por këtë herë ftesa duket të jetë e pashmangshme. Golat e shumtë edhe te londinezët, nuk lënë tjetë rrugë.

E vetmja engimë në këtë rast mund të mbetet nëse do të jetë në listën kryesore apo në atë të pritjes, për lojtarët që mund të thirren në raste emergjence. Nga një talent, për të shkuar te një tjetërm Lindon Selahi. Askush nuk dyshon për talentin dhe potencialin e madh që ka në këmbët e tij, futbollisti i Twentes.

Lojtari që vjen nga Kumanova e Maqedonisë me origjinën e tij, por i lindur dhe rritur në Belgjikë, është etiketuar gjithmonë si një “Janzuaj ndryshe”, një “Januzaj shqiptar”. Kjo pasi kanë dalë si futbollist nga i njëjti shtet dhe shfaqën të njëjtin potencial të madh në një moshë të vogël, por me ndryshimin që Salihi dashuron Shqipërinë. Dëshira e tifozëve mund të plotësohet edhe në këtë rast, pasi talenti 20-vjeçar po luan çdo takim në nivel të lartë në elitën e futbollit holandez. Në të shkuarën ka qenë pjesë e grupmoshave të Belgjikës, por duke hequr shpejt dorë.

“Sport Ekspres” ka raportuar ekskluziven se trajneri Reja ka ndjekur nga afër Endri Çekiçin në përballjen ndaj Mariborit, atje ku sulmuesi shqiptar shfrenoi fantazinë me golin e vitit. Një realizim ky që më së paku, i siguron pjesëmarrjen në listën e pritjes, por në krahasim me të kaluarën, është një hap më shumë në bashkimin me Kombëtaren.

Një emër që të gjithë e harrojnë është ai i Hysen Memollës. Shqipëria po vuan në krahun e majtë dhe patjetër që një ftesë mund t’i mbërrijë mbrojtësit që në takimet e fundit me KPTV në Finlandë, po kthehet edhe si golashënues. Mbrojtës krahu që nuk mund t’i shpëtojë Rejës pasi në 6 takimet e zhvilluara me ekipin e ri finlandez, ka shënuar 2 gola. /Sport Ekspres/