Nga Belgjika, në Itali dhe tani në… Kongo!

0

E njihni futbollistin Antoni Vanden Borre? Me shumë mundësi po: bëhet fjalë për një mbrojtës belg, i cili ka luajtur me Anderlehtin, Xhenoan, Fiorentinën, Portsmuthin, Genkun e së fundi me Monpeljenë në Francë.

Gjithashtu, Vanden Borre ka luajtur 35 ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, për herë të fundit në vitin 2014.

Para dy muajsh Vanden Borre habiti të gjithë, sepse lajmëroi ndarjen nga futbolli, në moshën 29-vjeçare! “Nuk kam më motivim, njerëzit më gjykojnë pa më njohur, por paraja nuk është gjëja më e rëndësishme dhe nuk kam besim te gazetarët dhe menaxherët”, u shpreh atëherë Vanden Borre.

Gjest pa shumë logjikë, por nuk është asgjë në krahasim me gabimet e shumta të karrierës dhe vendimin e fundit të belgut, i cili ka vendosur t’i kthehet futbollit, por… në Republikën Demokratike të Kongos!

Mbrojtësi ka firmosur për Mazemben, klub me emër në Afrikë, duke bërë që rreth 30,000 tifozë të vërshonin në rrugët e Lubumbashit, për të pritur yllin e ri të skuadrës, më i madhi që ka luajtur ndonjëherë në RD Kongo.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj te Mazembe. Është toka e nënës sime, është zgjedhje zemre. Të gjithë miqtë e mi, edhe Vinsent Kompani, më kanë telefonuar dhe uruar”, u shpreh Vanden Borre pas prezantimit.

Presidenti i Mazembes, Moise Katumbi, është edhe kandidat për president i vendit, por nuk ka lidhje, apo jo?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here