Nga Barcelona në Tokio, 15 vjeç dhe debutim për Kubon

0

Kur Barcelona u dënua nga FIFA për regjistrimin e lojtarëve minorenë, shumë prej tyre u detyruan të kthehen në vendet e origjinës.

Një prej tyre ishte Takefusa Kubo, sulmues japonez i cili mbush 16 vjeç muajin e ardhshëm.

Pjesë e Barcelonës në periudhën 2011-2015, tashmë Kubo luan për FC Tokion, ku është kthyer në një personazh shumë të ndjekur, aq sa në një ndeshje të ekipit B në divizionin e tretë ishin të pranishëm 7000 tifozë e 200 gazetarë.

Sot Kubo debutoi me ekipin e parë, rreth 30 minuta të mira në fitoren 1-0 në kupë kundër Cereso Osakës. Paraqitje e mirë, sidomos duke pasur parasysh moshën e talentit që ëndërron të kthehet te Barça sapo të mbushë 18 vjeç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here