Nga Barcelona në Shqipëri, për Skënderbeun

Një ndeshje e veçantë, në shumë drejtime, ajo mes Skënderbeut e Partizanit të Beogradit, ndaj vëmendja mediatike është e jashtëzakonshme, edhe jashtë Shqipërie.

Ndërkaq, personalitetet VIP janë të shumta, duke nisur nga presidenti i Federatës së Kosovës Fsdil Vokrri, ish-futbollist i Partizanit të Beogradit.

Megjithatë, sot ka bërë përshtypje edhe prania në Shqipëri e Hoan Laportës, ish-presidentit legjendar të Barcelonës, në kohën kur luante Ronaldinjo dhe shpërtheu Lionel Mesi, për të gjithë Barcelona më e bukur e dekadave të fundit.

Laporta ka ardhur në Shqipëri me ftesë të presidentit Ardjan Takaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *