Nga avioni në fushë, kuqeziu feston fitoren e parë në Izrael

Vetëm pak orë pasi gjeti akordin për t’u transferuar në Izrael, mesfushori kuqezi, Valon Ahmedi shijoi fitoren e parë. Pas kalimit nga Maribori te Hapoel Kiryat Shmona, 23-vjeçari debutoi menjëherë me ekipin e ri.

Ahmedi ishte titullar në ndeshjen që Hapoel Kiryat Shmona fitoi 1-0 në shtëpi përballë Makabi Netania. 88 minuta në fushë për djaloshin nga Ohri, i cili u përshtat menjëherë me ekipin e ri.

Pas ndeshjes, Ahmedi shfaqi lumturinë për debutimin e suksesshëm. Në faqen e tij zyrtare në Instagram, mesfushori shkruante: “Shumë i lumtur për ndeshjen dhe fitoren e parë”. Një start perfekt i aventurës, pas periudhës së vështirë te Maribori. Një fillim i ri, për të shpresuar edhe rikthimin e shpejtë në Kombëtaren kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *