Nga Alaba te Bejl, sa shumë yje do mungojnë në Botëror!

0

Kupa e Botës në teori mbledh gjithë yjet e futbollit dhe kombëtaret më të mëdha, sidomos në dekadat e fundit, që numri i ekipeve pjesëmarrëse është shtuar ndjeshëm. Megjithatë, gjithmonjë ka surpriza dhe ekipe që zhgënjejnë, apo lojtarë që nuk shkojnë dot në Botëror për shkak se janë pjesë e kombëtareve jo cilësore.

Daily Mail ka përpiluar një formacion me yjet që nuk do jenë në Kupën e Botës.

Në portë Jan Oblak, 24-vjeçari titullar i Atletikos së Madridit dhe Sllovenisë që mbeti jashtë Botërorit.

Atletico Madrid and Slovenia goalkeeper Jan Oblak has never played at a World Cup

Antonio Valencia, mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Ekuadorit, me pushime verën e ardhshme.

Antonio Valencia's Ecuador side finished eighth in South America World Cup qualifying

Virxhil Van Dajk, qendërmbrojtësi i dalluar i Sauthemptonit, por pjesë e grupit që dështoi me Holandën.

A disappointing few months continued for Virgil van Dijk as Holland failed to qualify for Russia

David Alaba, mbrojtës klasi i Bajernit, por Austria nuk është në nivelin e tij.

David Alaba's Austria failed to qualify for their first World Cup since 1998 in France

Arjen Roben, ylli i Bajernit, i cili te Holanda nuk ka mundur dot të bëjë mrekulli. Jo dhe aq për faj të tij.

Arjen Robben ended his international career after Holland came third in World Cup qualifying

Nabi Keita, mesfushori i Lajpcigut, i kërkuar nga gjysma e Europës, por te Guinea nuk ka shumë si ai.

Image result for naby keita guinea

Arturo Vidal, ylli i Bajernit dhe Kilit, pjesë e dështimit të Kilit në kualifikuese.

Arturo Vidal is 30 and unlikely to feature in the 2022 World Cup in Qatar 

Kristian Pulisiç, Mesi i vogël i Dortmundit dhe Amerikës. Për fat të keq, te Amerika të tjerët janë “bidona”.

Christian Pulisic was left stunned as the USA failed to qualify for the World Cup

Geret Bejl, nga Europiani i mrekullueshëm te dështimi në kualifikueset e Botërorit. Bejl ka vuajtur shumë nga dëmtimet dhe kontributi i tij në kualifikuse nuk ishte maksimal, por nuk është se të tjerët e ndritën.

Wales made the semi-final at Euro 2016 but Gareth Bale and Co will not feature in Russia

Pier-Emerik Obamejang, në Bundesligë është spektakolar, te Gaboni bën ç’të mundet, thuajse i vetëm.

Pierre-Emerick Aubameyang's Gabon national side have never made a World Cup

Aleksis Sançez, një tjetër dështim në një periudhë të zezë për yllin e Arsenalit. Karrierë në rënie.

Sanchez in action for Chile as they were defeated 3-0 by Brazil on Tuesday

REZERVA

Jasper Silesen (Holandë, Barcelona), Dalej Blind (Holandë, Mançester Junajtid), Miralem Pjaniç (Bosnje-Hercegovinë, Juventus), Geri Medel (Kili, Beshiktas), Marek Hamshik (Sllovaki, Napoli), Henrih Mkitarjan (Armeni, Mançester Junajtid), Aron Ramsej (Uells, Arsenal).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image