Nga 250 euro për përdorim të telefonit në 1000 euro për lojtarët mbi peshë, ja gjobat te Reali i Madridit

Paraqitjet e dobëta të Realit të Madridit kanë sjellë edhe reagimin e teknikut francez që ndodhet në stolin e “los blancos”. Zidane ka vendosur të marrë masa ndaj lojtarëve të tij, duke mos toleruar më asnjë prej galaktikëve. Kështu trajneri francez pritet të gjobisë lojtarët e tj nëse shkelen kushtet e vendosura nga ai.

Nëse telefoni është me volum, do të ketë 250 euro gjobë, nëse futbollistët paraqiten me 15 minuta vonesë në stërvitje, atëherë do të gjobiten me 1000 euro. Madje për ata që nuk paraqiten në trajnim do të kenë një penalizim me 3000 euro.

Gjithashtu, Zidane u kërkon lojtarëve të Realit që të shfaqen në stërvitje rreth 45 minuta përpara orarit të nisjes së seancës. Gjobat për vonesa janë të ndara edhe në fasha sipas minutave të vonesës dhe sipas herëve që ky rast përsëritet. Sa më tepër shkelje të rregullave të ketë nga ana e lojtarëve madrilen, aq më tepër do të jetë tarifa që ata do të paguajnë.

Por nga kjo listë nuk mund të shpëtojnë as kilet e tepërta, ku ata futbollistë që janë mbi peshë do të duhet të paguajnë 1000 euro për klubin. Ndërsa gjoba fillestare për ata që nuk peshohen do të jetë 250 euro.  Ndërkohë, futbollistët nuk do të lihen të qetë as në ditët e tyre të pushimit, pasi duhet të shpjegohen te klubi nëse dëshirojnë të udhëtojnë jashtë Madridit në kohën e tyre të lirë, në të kundërt vlera që duhet të paguajnë është 1000 euro.

Megjithëse duket si një shtet-rrethim dhe politikat e ekipit ngjasojnë me ato të diktaturën, kjo  është rruga e zgjedhur në skuadrën spanjolle për t’u kthyer sërish aty ku u takon. Me këto rregulla Zinedine Zidane mendon të rikthejë përqendrimin te grupi që drejton për të sjellë më pas edhe rezultatet pozitive te galaktikët./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *