Nga 16 gradë në… 34, Zvicra ka “armik” edhe temperaturat

Brazil, samba dhe vajza seksi? Kushedi… Por, ajo që është e sigurt është që për Zvicrën, një kundërshtar më shumë të dielën, në Rostov, do të jenë temperaturat. Helvetët janë stërvitur këto ditë në Toliati, pranë lumit Vollga, teksa temperatura arrinte 16 gradë celsius dhe ishin kushtet ideale për t’u përgatitur…

E megjithatë, ndaj Brazilit, në Rostov, menjëherë do të ketë thuajse një dyfishim temperaturash. Moti “armik”, jo vetëm Nejmar & Co. Sepse, në Rostov, qyteti ku skuadra e Petkoviçit do të debutojë, ditën e diel, termometri do të shënojë 34 gradë celsius. Më pas, sërish 31 gradë dhe, dy ditë më pas, 27 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *