“Nga 1 milionë lekë në muaj”! Gjyla tregon rrogat te Lushnja dhe flet troç: Ato që Apolonia jep për gjithë vitin, ne i harxhojmë me përgatitje

0

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, ka folur hapur për situatën që ka ekipi i tij në Kategorinë e Parë. Prej disa ditësh bujë të madhe bëri në rrjetet sociale mënyra sesi reagoi Gjyla pas ndeshjes së humbur kundër Apolonisë, duke treguar sesi “peshku i madh e ha të voglin”.

Gjithsesi kjo i përket së shkuarës dhe e ardhmja programon një tjetër përballje mes këtyre ekipeve. Në një intervistë për “Fax Sport” që drejtohet nga Klevisa Alinani, Ilir Gjyla ka folur hapur duke thumbuar Apoloninë, për të treguar rrogat dhe mënyrën sesi paguhen lojtarët te Lushnja.

“Në kemi ndeshjen direkte tani me Apoloninë. Do të mundohemi që ta fitojmë, pavarësisht se i dimë kualitetet e tyre. Ne duhet të ruhemi nga të gjitha, pasi ata dinë të marrin edhe penallti, dinë mirë madje. Nuk është ngacmim fare, është kompliment madje. Unë po e them që Apolonia është ekipi më i mirë i grupit tonë. Në ndeshjen e fundit e fitoi arbitri për Apoloninë. Ata kanë tre pikët që duhej t’i kishim ne. Gjithsesi unë mendoj se ne kemi shanse të futemi në Superiore duke parë kalendarin për të kapur vendin e parë. Por edhe po nuk ia dolëm, do ta provojmë me vendin e dytë deri në fund. Flamurtari dhe Luftëtari vijnë në Kategorinë e Parë në vitin tjetër? Me gjendjen që kemi, ne i kalojmë këto ekipe, ta keni të sigurtë.

Për çfarë arsye kanë rënë këto ekipe? Sepse nuk kanë financa. Lë të dalin pak ata të Apolonisë dhe të tregojnë rrogat e tyre, sa paguhen, nga 150 mijë lekë të vjetra muaji? Ja t’ju them unë të Lushnjes. 14 lojtarë paguhen nga 600 mijë lekë të vjetra, 4 lojtarë nga 500 mijë lekë të vjetëra dhe 6 lojtarë nga 300 mijë lekë të vjetëra. Për fitore në transfertë marrim 150 mijë, ndërsa për fitore në shtëpi marrim 100 mijë shtesë.

Pra në muaj rroga e futbollistëve tanë prek te 1 milionë lekë të vjetëra. Kur shikoj pastaj ato bojkotet që bëhen te Superiorja nga lojtarët. Kush i’u nevojitet, një ekip që prish garën si Flamurtari apo Luftëtari apo me garanci? Lushnja është e vetmja që ka bërë dy përgatitjet verore dhe dimërore. Sa na kanë kushtuar ne përgatitjet, Apolonia i jep rroga për gjithë vitin. E te ne nuk ka asnjë qindarkë të mbetur që nuk është marrë”, u shpreh Gjyla. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.