NFL: Patriots triumf dhe rekord, kurora e tretë në 5 vite

0

New England Patriots kanë fituar për herë të gjashtë titullin Super Bowl në NFL, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Pittsburgh Steelers.

Patriots mposhtën 13-3 Los Angeles Rams në finalen e luajtur në Atlanta, në ndeshjen me më pak pikë në historinë e finaleve.

Ndeshja pati vetëm një touchdown, nga Sony Michel, 7 minuta para përfundimit, në atë që rezultoi momenti vendimtar i një finaleje të dominuar nga mbrojtjet.

Patriots kanë luajtur 11 herë në finalen e Super Bowl, si asnjë ekip tjetër, me 9 finale në shekullin e ri, kur trajneri Bill Belichick mori drejtimin dhe Tom Brady u bashkua me ekipin. Që atëherë, Patriots janë transformuar në një ndër ekipet më të suksesshëm në histori në NFL, me 16 tituj në 18 sezone në divizionin e vet dhe me rekorde të panumërta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.