Neziri: Mbijetojmë në Superiore, Luftëtarin e zgjodha për këtë arsye

Mërgim Neziri është rikthyer në Kategorinë Superiore pas një eksperience në futbollin rumun. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk do ta ketë të lehtë të jetë pjesë e formacionin titullar, pasi do i duhet të mposhtë konkurrencën e brazilianit Xhekson. Në një intervistë për “RTSH Sport”, 25-vjeçari shprehet se i ngelet të respektojë rregullat e trajnerit dhe se e shikon veten për shumë vite te Luftëtari.

“Vendosa të vij këtu, pasi Luftëtari ka mentalitet luftarak. Kjo ka qenë arsyeja se pse erdha këtu”, u shpreh fillimisht mbrojtësi, i cili në shkuarën ka qenë pjesë e Kamzës në Superiore. Ai kujton edhe përballjet e atëhershme me gjirokastritët.

“Kemi pasur ndeshje me Kamzën, kemi marrë rezultat minimal 1-0. Skuadra ka ndryshuar shumë nga atëherë. Atmosfera në ekip është e mirë. Mbijetesa? Besoj që do ia arrijmë qëllimit”.

“Të shohim për formacionin, e respektoj trajnerin dhe punën e tij. Ai vendos. Kam ardhur prej projektit, besoj se do qëndroj gjatë këtu. Tifozët i ftoj të na mbështesin dhe do mundohemi t’ua shpërblejmë”, tha Neziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *