Neymar sulmon: Nuk simuloj, ky është stili im i lojës

Në fushë dhuron spektakël, por prodhon edhe polemika me veprimet e tij. Përpara mikrofonëve, tonet bëhen edhe më të ashpëra. I tillë është Nejmar; mund ta doni ose ta urreni. Me një talent të tillë nuk ka rrugë të mesme.Tashmë braziliani kthehet në skenë, pas akuzave të panumërta gjatë Botërorit në Rusi se simulon.

“Më pëlqen të dribloj dhe të zbavitem në fushë. Pa harruar që synimi im është të shënoj gola. Ky është stili im”, – tha Nejmar. Ylli brazilian vazhdoi: “Nuk mund tu kërkoj kundërshtarëve të më hapin rrugën dhe të shënoj. Është normale që për të më ndaluar, shpesh janë të detyruar të shkaktojnë ndërhyrje të gabuara dhe të më hedhin në tokë”.

“O Ney” ngre tonet dhe shfaqet i shqetësuar përballë akuzave për simulime në fushë. “Mendoni vërtetë se më pëlqen të hidhem në fushë dhe që vazhdimisht të pësoj ndërhyrje? Mos të themi budallalliqe. Ata që i thonë gjëra të tilla nuk kanë luajtur kurrë futboll dhe nuk e dinë se çfarë do të thotë ky sport”, ishte akuza e ashpër e Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *