“Neymar Jr’s Five”, etapa 3 ul siparin!

Në ditën e fëmijëve, pra 1 qershor, në zonën e Ali Demit u zhvilluan ndeshjet e tjera ku u kualifikuan më tej Vllaznia, Tigrat, The Jocker. Etap 4 në kryeqytet dhe më pas “emigrim” në Vlorë dhe Korçë

Anton Cicani

Vijon veprimtaria zbavitëse e organizuar nga “Red Bull”, që në Shqipëri është duke i dhënë tepër vëmendje aktivitetit i cili përfshin të rinjtë, pa dallime moshe. Quhet “Red Bull Neymar Jr’s Five”, një ide e kthyer në realitet nga ylli i Barcelonës dhe Brazilit. Ndërkohë, bëhet fjalë për edicionin e dytë në vendin tonë. Kështu, pas dy etapave të para, pardje në kryeqytet është zhvilluar edhe etapa e tretë, në fushat e Ali Demit.

Plot 12 skuadra u regjistruan në aktivitet dhe zhvilluan ndeshjet e tyre në tre fushat e kalçetos, duke u ndarë në 3 grupe me nga 4 skuadra secili.  Në grupin e parë, ekipi që kaloi për në fazën tjetër ishte Vllaznia, duke arritur tre fitore, ndërsa nga grupi i dytë, skuadra triumfuese ishin Tigrat, sërish me 3 fitore. Te grupi i tretë u kualifikua The Jocker, të cilët e fituan ndeshjen e parë me barazim, ndërsa sfidën e fundit u përballën me Chimichanga, që kryesonte grupin deri në atë moment. Por, djemtë e The Jocker arritën që të fitonin 2-0. Kështu, eventi kalon në një tjetër fushë, te “Kompleksi Loku”, ku në datën 5 qershor zhvillohen sfidat. Kujtojmë që partner mediatik në këtë event është dhe gazeta “Sport Ekspres”.

Rregullorja – Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.  Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.  Ekipet do të ndeshen në 6 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen në Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare që do të zhvillohet më 17 Qershor në Tiranë. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 8 korrik të këtij viti.

Kalendari i turneut

 

Tiranë:

Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Aquadrom – 29 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Ali Demi – 1 Qershor, ora 17:00

Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Vlorë:

Luna Park “Aulona” – 6 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Korçë:

Kalçeto pranë Saint Tropez – 8 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355696311527

Numër kontakti për etapën në Vlorë: +355694844666

Numër kontakti për etapën në Korçë: +355693241609

 

FINALJA KOMBËTARE:

17.06.2017 në Tiranë

 

Hashtags: #neymarjrsfive #redbull #givesyouëings #tebenmekrahe @sportekspres @redbull @neymarjrsfive

 

Ekipet e kualifikuara deri tani

Etapa 1: Neë Team, Kamza, Ultras Guerrils

Etapa 2: Kombinati, Drunk Team, FootPro

Etapa 3: Vllaznia, Tigrat, The Jocker

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *