Neymar Jr’s Five Albania mbyll etapën e parë, GR4 dhe UKZKM kalojnë në gjysmëfinale

Ndeshjet ishin tepër interesante dhe me ritëm, duke tërhequr dhe vëmendjen e shume tifozëve kureshtarë, të cilët ndoqën nga afër këtë etapë të parë

Red Bull ka përfunduar etapën e parë të turneut tepër interesant Neymar Jr’S Five Albania 2018 të zhvilluar te fushat multifunksionale te parku i liqenit artificial. Dy skuadrat që janë kualifikuar të parat për në gjysmëfinale janë GR4 dhe UKZKM duke triumfuar mbi ekipet e tjera. Ndeshjet ishin tepër interesante dhe me ritëm, duke tërhequr dhe vëmendjen e shume tifozëve kureshtarë, të cilët ndoqën nga afër këtë etapë të parë.

Në këtë mënyrë në Grupin A, ekipi GR4 arriti të grumbullojë 9 pikë duke i fituar bindshëm të trija ndeshjet që luajti duke shënuar 15 gola dhe duke pësuar vetëm 1. Ndërkohë në këtë grup në vendin e dytë u rendit Dream Team me 6 pikë, Dream Fc me 3 pikë dhe në fund asnjë pikë për Team Ëarriors, me të trija këto skuadra që u eliminuan.

Në grupin B, Të Pamposhturit nuk patën aspak vështirësi për ti fituar të treja takimet duke fituar grupin me 9 pikë të plota. Në këtë grup në vendin e dytë u rendit Neë Empire me 6 pikë, ndërsa Tigri dhe Gjyshja Fc e mbyllën me vetëm 1 pikë të marrë në barazimin mes tyre 1-1. Vendimtare në këtë grup ishte sfida mes Neë Empire dhe Të Pamposhturit që u fitua minimalisht 0-1, nga skuadra që më pas kaloi dhe grupin.

Në Grupin C, Ëall Street në fund bëri diferencën dhe ia doli të renditet e para me 7 pikë. Në vendin e dytë u rendit Hi-Tech Club me 4 pikë po aq sa dhe Kllojka por duke pasur një goleavarazh më të mirë. Ndërsa në vendin e fundit u renditën Kampionat me 1 pikë.

Grupi D ishte dhe më i ekuilibruari me 3 skuadra që e mbyllën me pikë të barabarta, nga 6 secila. UKZKM, Illegal dhe Neë Team patën të njëjtën kuotë pikësh por në fund diferencën e bëri goleavarazhi që ishte më i mirë për ekipin e UKZKM me 10 gola të shënuar dhe 2 të pësuar dukë bërë që të ishin ata që do kalonin më tej. Vendi fundit në këtë grup për As Soreta që nuk mori asnjë pikë.

Në fazën me eliminim direkt çiftet ishin GR4 kundër Të Pamposhturve dhe Ëall Street sfidonte UKZKM. Në takimin e parë GR4 fitoi bindshëm 5-0 duke mposhtur pikërisht ata që emrin e skuadrës e kishin Të Pamposhturit. Ndërkohë që më i fortë ishte dueli tjetër mes Ëall Street dhe UKZKM, që u fitua nga skuadra e UKZKM që bashkë me GR4, në fundin e etapës së parë behën në këtë mënyrë 2 skuadrat e para që sigurojnë të drejtën për të luajtur në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *