Nevil Dede ia nis me seleksionimet e femrave

0

Ka nisur të premten, në Qendrën e Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, seleksionimi treditor i organizuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare, për futbolliste të datëlindjes 1997 dhe 1998. Ky seleksionim do të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën. Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Nevil Dede, ka nisur kështu punën për ndërtim e një skuadre të re që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit të femrave U-19. Ai është emëruar përpara pak kohësh në këtë post. Ndërkohë, ekipi kombëtar i femrave U-19, është krijuar përpara një viti dhe ka marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian, që u zhvilluan në Fier dhe Vlorë. Seleksionimet e fundit në Kamëz, kanë përfshirë futbolliste kandidate, që luajnë në Shqipëri dhe në Kosovë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image