Nesta kthehet në Itali, merr Peruxhian dhe “luan” Serinë A!

0

Alesandro Nesta kthehet  në Itali. Do të luajë për një vend në Serinë A në stolin e Peruxhias. Ish-mbrojtësi i Lacios, Milanit dhe kombëtares së Italisë, në fakt, do të marrë vendin e Roberto Bredës te klubi i Umbrias, mungon vetëm zyrtarizimi. Në fakt, lajmi ka qenë disi i çuditshëm dhe i bujshëm, sepse shkarkimi i Bredës vjen pikërisht në ditën kur matematika i jep sigurinë e playoff skuadrës së Peruxhias, pas barazimit 1-1 ndaj Novarës brenda fushës. Dje, në “Renato Curi”, pra stadiumi i Peruxhias, ishte i pranishëm edhe Alesandro Nesta.

Ish-mbrojtësi 42-vjeçar, vjen nga vetëm një eksperiencë në pankinë. Ka drejtuar Miami FC, klub i Nasl amerikane (liga e dytë pas MLS), nga gushti 2015 deri në nëntor 2017. Si futbollisti, Nesta ka veshur për 9 vjet fanellën e Lacios dhe 10 atë të Milanit (me të cilin ka ngritur dy Champions). Me kombëtaren ka qenë kampion bote në vitin 2006 dhe e mbylli karrierën në vitin 2014 me indianët e Shenaijin, pas dy sezoneve në MLS me Montral Impakt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here