Nespor i dëmtuar, nesër drejt Gjermanisë dhe në janar… lamtumirë

0

Sulmuesi çek pëson dëmtim në pjesën e mesit dhe duhet të zhvillojë terapi një javë në Gjermani. Gjithsesi me këtë rritëm e sigurtë që në janar largohet

Martin Nespor duket se është kthyer vërtet në një “ç’ështje” te Skënderbeu, ndërkohë sikur të mos mjaftonte forma jo e mirë e lojtarit që e ka lënë në stol, dje gazeta zbulon edhe një lajm tjetër aspak të favroshëm për sulmuesin çek. Nespor ka pësuar një dëmtim në pjesën e mesit prapa kurrizit dhe kjo do ta detyrojë që të largohet nesër nga Korça për plot 7 ditë. Udhëtimi i Nespor do të jetë drejt Gjermanisë, atje ku do të vijojë terapitë e rikuperimit, por që nuk është çudi nëse sulmuesi në fjalë mungon edhe ndonjë ditë më shumë se një javë. Kjo sigurisht që është diçka jo e mirë që ndodh për Martin Nespor. Lojtari luajti si titular disa ditë më parë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit dhe në 45 minuta aktivizimi shënoi edhe dy gola, por forma e tij la shumë për të dëshiruar edhe pse ishte thjesht një stërvitore. Ndërkohë që Nespor kërrkonte me ngulm formacionin, por që nuk mund ta gjente me këtë formë vjen në këtë moment edhe ky dëmtim i papritur, por që detaje të tjera nuk jepen përsa i përket këtij problemi që ka sulmuesi çek. Ditët e “tersit” duket se po e ndjekin moment pas momenti Martin Nespor, lojtar që klubi bardhekuq zgjidhi “qesen” për ta sjellë në Korçë, por që nuk ka luajtur asnjëherë në formacion dhe nuk po bind në asnjë seancë stërvitore dhe në asnjë test që ka zhvilluar Daja.

Largimi – Ç’do ditë e më shumë po konfirmohet fakti që Martin Nespor as më shumë dhe as më pak, por në muajin janar ka shumë shanse që të mos qëndrojë më te Skënderbeu. Vetëm një mrekulli mund ta mbajë atë në Korçë, por që Nespor nuk po bind në asnjë drejtim dhe Takaj e ka sjellë në Korçë të shënojë gola dhe jo të ngrohë stolin. Edhe vetë lojtari kur të kthehet nga Gjermania nëse vazhdon me këtë “ritëm”, duke ngrohur stolin, absolutisht që edhe ai do të kërrkojë zgjidhjen e kontratës me dakortësinë e të dy palëve. Aq më tepër me një titullar si Ali Soue, Nespor e ka më shumë se të vështirë që të jetë në fushë nga minuta e parë, pasi këtë së pari duhet ta tregojë në stërvitje dhe më pas Daja t’i besojë një vend titullari. Ndërkohë që te Skënderbeu po projektohen lojtarët që do të shiten në janar dhe që janë Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga, duket se largimi i parë do të jetë ai i Martin Nespor, lojtar që nuk po bind dhe tani me këtë dëmtim që ka pësuar, mund të themi se po shkon disa hapa të tjera prapa me fanellën bardhekuqe.

Laçi – Skënderbeu në javën e pestë të superligës do të presë në shtëpi Laçin, skuadër që në fakt duket e lehtë për t’u mundur nga korçarët, por stafi drejtues dhe ai teknik asnjëherë nuk i zënë besë diçkaje të tillë. Për Dajën kjo ndeshje vlen tre pikë, aq sa vlejti edhe fitorja në përballjet direkte me dy rivalë si Partizani dhe së fundi Kukësi. Dje përpara seancës së radhës stërvitore trajneri Ilir Daja mësohet se u ka thënë të tijve: “Edhe pse ka akoma ditë deri të mërkurë, unë dua t’u them se vlerësimi për ndeshjen e radhës ndaj Laçit duhet të jetë maksimal qysh në këtë moment. Nuk mendohet vetëm ditën e fundit, por ne ashtu si kemi bërë deri tani, atë do të bëjmë edhe me kurbinasit. Ata janë një skuadër që të sjellin probleme dhe me ndryshime të mëdha në këtë sezon, prandaj ne duhet të bëjmë Skënderbeun që kemi bërë deri tani në këto katër javë, sidomos në ato dy takime me Partizanin dhe Kukësin. Nga ju gjatë këtyre stërvitjeve të këtyre ditëve dua vlerësim maksimal. Nuk dua asnjë lëshim qoftë edhe me Laçin, apo edhe me Lushnjën e ndonjë skuadër tjetër. Tani për mua dhe për ju është Laçi përpara dhe duhet ta fitojmë patjetër atë ndeshje.” Këto e disa fjalë të tjera u ka thënë Daja të tijve përpara seancës së djeshme stërvitore, ndërkohë që nga dje edhe vetë kryepankina e Skënderbeut ka filluar ta studiojë me video ekipin kurbinas që do të jetë mysafir të mërkurë në Korçë. Të hënë dhe të martë Daja do t’ua servirë lojtarëve edhe në seancat teorike dhe duket se Skënderbeu tani ka filluar të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here