Nesër miqësore “luksi”, Erzenit i vjen një brazilian për sulmin

Skuadra e Erzenit është duke vazhduar me intensitet përgatitjet në këtë periudhë pa aktivitet zyrtar në Kategorinë e Parë., ndërkohë që nesër është programuar edhe një ndeshje miqësore me Teutën në Durrës.

Prej ditësh SportEkspres.com kishte njoftuar se në Shijak prisnin një sulmues brazilian dhe ai ka mbërritur sot, madje jashtë parashikimeve. Braziliani Douglas Almeida është shfaqur që sot pasdite dhe ka zhvilluar një seancë stërvitore të diferencuar fillimisht.

Më pas ai është bashkuar me grupin dhe ka lënë përshtypje të mira për stafin teknik. Trajneri Gentian Stojku, deklaroi për SportEkspres.com se nesër në miqësoren me Teutën do të shikohet gjendja e tij.

“E prisnim nesër brazilianin Douglas dhe sot ishte një prezantim i shkurtër i tij. Nesër në miqësoren me Teutën do ta shoh më mirë, por deri në fund të javë ai do të jetë në test tek Erzeni”, deklaroi trajneri Stojku.

Ndeshja e fundit miqësore mes Erzenit dhe Teutës është luajtur më 13 tetor 2018, e cila ka dalë në barazim 1-1. Takimi me durrsakët konsiderohet shumë i rëndësishme për gjendjen e skuadrës në këtë periudhë dhe për testimin e lojtarëve të afruar gjatë këtij muaji.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *