Nesër finalja, Joris tregon se çfarë e ka surprizuar nga Kroacia!

“Jemi ende larg fitimit të trofeut… Do të përballemi me një kundërshtar cilësor në finale dhe që ka shanset tona të njëjta për të fituar”. Hugo Joris, kapiteni i Francës, në prag të ndeshjes me Kroacinë. “Cilësitë mendore dhe fizike dhe treguara nga kroatët janë të jashtëzakonshme”, tha portieri, duke shtuar se ndeshja e nesërme pritet të jetë më e rëndësishmja e karrierës së tij…

“Skuadra është e qetë. Nuk e di nëse e kemi realizuar plotësisht në mendjen tonë se sa larg kemi shkuar. Të vazhdojmë mbi vullnetin që na udhëheq që prej fillimit, duke dhënë më të mirën. Forca jonë ka qenë sidomos psikologjike në gjithë këtë ecuri”.

Sakaq, kujtimi i hidhur për Euro 2016: “Ata që ishin të pranishëm, ende nuk e kanë kapërcyer. Nuk e dinim nëse do të kishim ende mundësi për të përfaqësuar vendin tonë. Tani, e kemi këtë shans dhe në një Kupë Bote“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *