“Nëse Ronaldo lë Realin, na informoni…”

Provokim apo batutë?! Kristiano Ronaldo te Milani? Imagjinatë dhe fantazi, por ndërkohë Fasone dhe Mirabeli, në takimin me agjentin e fuqishëm Zhorzh Mendesh, ka pasur edhe një bisedë për Kristiano Ronaldon. Sipas “Sky Sport”, ka pasur një fjali e tipit “nëse do të vendosi të lërë Realin, na informoni edhe ne!”… Sigurisht, edhe nëse ndodh, bëhet fjalë për një operacion që mund të kushtojë në total 450-500 mln euro, që do të vendoste rekord botëror… Ronaldo kushton 200 mln euro, vetëm si karton, pa rrogën e shtuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *