“Nëse nuk i paguajmë na çojnë në UEFA”/ Lici kundër Ramës: Sportistët kanë kontrata, paguajmë taksa të rregullta

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për mos financimin e klubeve shqiptare ka trazuar jo pak ujrat në Superiore. Presidentë, drejtuesë teknik, apo edhe administratorë të klubeve janë shprehur kundër këtij qendrimi. Në një kohë kur të thuajse të gjitha skuadrat janë me presidentë privat, Vllaznia duket si më pak e prekura. Por këtë opinion të publikut e ka hedhur poshtë administratori Suad Lici i cili ka thënë se klubi shkodran funksionon si shoqëri private. Për “Fan Zone” Lici ka kërkuar që qeveria të mbështes klubet shqiptare.

“Do të thosha që klubi jonë, pavarsisht se ne financohemi në varësi të Bashkisë,  funksionon si privat sepse kemi niptin tonë. Buxheti është miratuar në Këshillin e Bashkisë por presim zbatueshmërinë. Kjo situatë ka kapur gjithë klubet në vështirësi. Ne kontratat me sportistat dhe këdo nga stafi na skadojnë në 31 maj. Prandaj kërkojmë që shteti të na ndihmojmë të shtyjmë kontratat. Kemi pa paguar gjithë akademinë. Kemi detyrime tatimore mujore në një kohë që nuk gjenerojmë të ardhura.

Nuk kemi diskutuar shkurtim rrogash, do shohim sa do na ndihmojë shteti. Sportisti ka kontratë dhe nëse nuk i përgjigjemi ka të drejtë të na çojë në Uefa. Nuk jam dakord me atë që ka thënë Kryeministri. Vllaznia ka çdo pagë të deklaruar dhe jemi 100% të formalizuar. Në kohën që jemi a i kemi sportistët duke paguar qeran, transportiin, shqmin. Dhe këto janë të shpenzime shtesë që ne sërish do t’ja kërkojmë Bashkisë. Qeveria po ndihmon biznesin. Futbolli është biznes. Ndaj duhet të na ndihmojnë edhe ne”- ka thënë Lici./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *