“Nëse nuk futeni në fushë, ju hiqen pikët në tavolinë”! Presidenti i La Liga-s kërcënon klubet spanjolle

Nga Klaudio Ndreca

Nuk është çështje dëshire apo vullneti, sporti është kthyer në një industri të fuqishme ekonomike. Sado e rrezikshme mund të jetë për futbollistët dalja në stërvitje gjatë kësaj kohe në shtete si Spanja që janë më të prekurat nga Koronavirusi, duhet të bëhet me patjetër kthimi në fushë, për hir të ekonomisë dhe tifozëve.

Fundja si shumë punojës të sektorëve të tjerë, që rrezikojnë veten dhe familjen e tyre edhe në këto kohë, duke punuar. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka ngritur zërin më shumë se kurrë. Një kërcënim vjen edhe për skuadrat që nuk duan të zbresin në fushë kur të jepet leja nga qeveria, se fillimisht do e humbin ndeshjen në tavolinë, ndërsa më vonë do të kenë edhe ndëshkime të tjera.

“Kur të jepet urdhëri për të luajtur, nëse ka një klub që nuk do të dalë në fushë, atëherë do të trajtohet si një dëshirë e tyre. Pra në fillim janë tre pikët që do i humbin në tavolinë dhe ndoshta më tepër duke u bazuar në rregullat”, tha Tebas. /Sport Ekspres/