“Nëse janë të pastër, përse u gjobitën?”! Murinjo me logjikë të qartë për vendimin e Manchester City

Disa muaj më parë Manchester City u përjashtua nga arena evropiane për dy sezonet e ardhshme dhe u gjobit me 30 milion euro. Ekipi i udhëhequr nga sheikët, u akuzua për shkelje serioze të “Fair Play-t Financiar”, duke shpenzuar shifra të çmendura në merkato. Menjëherë “qytetarët” e hodhën në gjyqin e CAS, ku dhe rifituan të drejtën për të luajtur në Champions League.

Ky vendim nuk u prit mirë nga shumë ekipe të ligës angleze, të cilët akuzuan gjyqtarët për njëanshmëri të plotë në gjykimin e çështjes. Gjithashtu edhe trajneri i Totenham Spurs, u shpreh tejet i mërzitur mbi mënyrën si u trajtua përjashtimi i ekipit të Guardiolës.

Në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes me Neëcastle United, portugezi foli mjaft ashpër duke thënë se një ekip që është fajtor duhet të dënohet dhe nëse jo, nuk ka pse të paguajë asnjë cent, ndryshe nga ulja e gjobës në 10 milionë euro.

“Është një vendim i turpshëm. Sepse nëse Man City nuk është fajtor, unë mendoj se të ndëshkohesh me miliona është një turp. Nëse nuk je fajtor, nuk ndëshkohesh!

Nëse ata janë fajtorë, ata duhet të përjashtohen. Në çdo rast, ky vendim është një katastrofë.Nëse nuk je fajtor, nuk duhet të paguash. Unë nuk po them se Man City nuk është fajtor”, u shpreh Murinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *