“Nëse i përmbahesh rregullave, nuk ka qejf”! Ngo me fjalët e tifozëve: Do thërras Sterling në Shqipëri

Sulmuesi i Tiranës, Egbo, ka folur për “Fan Zone” duke treguar sesi po e kalon këtë periudhë në shtëpi. Me parullën e tifozëve “Nëse i përmbahesh rregullave, nuk ka qef”, lojtari bardheblu lë të nënkuptohet se mund të ketë bërë edhe disa thyerje të vogla nga rregullat e vendosura nga shteti ynë.

Gjithsesi, Ngo është shprehur se do të thërras edhe Sterling në Shqipëri gjatë pushimeve të verës, ndërsa nuk mund ta marrë dot nëse Tirana shpallet kampion, duke ditur kalendarin që do të ketë Manchester City.

“Nuk jam mësuar të qendroj në shtëpi dhe ndihem i stresuar. Është e mërzitshme që të mos shohësh as futboll, ndërsa janë mbyllur edhe fluturimet. Po dëgjoj edhe muzikë shqiptare tani, luaj Play Station, dush, kështu kalon kjo kohë.

Mema ka dashur të më fus filozofinë e tij të lojës dhe për këtë arsye kemi pasur edhe ndonjë përplasje. Por tani me Egbon jemi të gjithë bashkë. Po kalojmë shumë kohë të vështira, por nëse fitojmë titullin, të gjitha do të harrohen. Do ta thërrisja Sterling në Shqipëri, por dihet që ka kalendar të ngjeshur në Angli me ndeshjet e Manchester City dhe nuk e ka të mundur. Por do i them për pushimet e verës. Dhe sigurisht “Nëse i përmbahesh rregullave, nuk ka qejf”, e mbyll Ngo. /Sport Ekspres/