“Nëse flasim për surpriza them Kumbulla”, shoku i skuadrës është i sigurt: Do bëjë rrugë, nuk rri në media sociale

0

Nëse ka një emër që i ka befasuar të gjithë këtë sezon në Serie A, ai është Marash Kumbulla. Një talent që ka vetëm 20 vite mbi shpinë, por që ka ditur si t’i tregojë vlerat e tij. Një sezon në Serie A ka qenë mjaftueshëm për të që t’i bëjë vend vetes në listën e dëshirave të klubeve më të mëdha jo vetëm italiane, por edhe të huaja. Vera pritet të jetë një ankand i hapur për shërbimet e tij dhe Kumbullës thjesht do i duhet të zgjedhë.

Ndërkohë të surprizuar nga mbrojtësi kuqezi janë edhe shokët e ekipit. Braziliani Alan Empereur e ka pranuar në një intervistë për “Tuttomercatoëeb“ se pikërisht Kumbulla është ai që e ka surprizuar më së shumti këtë vit në Serie A. Gjithashtu vlerëson lojtarin kuqezi, ndërsa shprehet se e pret një karrierë e madhe përpara.

“Nëse flasim për surpriza unë them Kumbulla. Ishte e qartë se ai kishte shumë cilësi, por vitin e kaluar pati disa lëndime. Këtë vit, nga ana tjetër, ai është në krye. Ai është një djalë serioz, profesional, i pastër. Nuk interesohet shumë për mediat sociale,  me siguri Kumbulla do të bëjë rrugë në karrierën e tij”, është shprehur ndër të tjera futbollisti i Veronës, Empereuer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.