Nervozizmi në fushë, flet Broja: Nuk ishte tension ai, dëshira janë ekipi i parë i Çelsit dhe Shqipëria

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës U-21. I vetmi moment për t’u evituar ishte kur Kastrati nuk respektoi “Fair-Playn” dhe kjo solli edhe nervozizmin mes lojtarëve. Por Armando Broja nuk është i këtij mendimi.

Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi i Chelseat ka theksuar se nuk ishte tension ai në fushën e lojës dhe se Kosova nuk është paraqitur dobët, po ka bërë gjithçka për të marrë rezultatin.

“Nuk ishte tension ai në fushë. Ndodh gjithmonë, po luajnë dy skuadra në fushë, nuk është se po luan Shqipëria me Kosovën. Luajtëm mirë të dy krahët, i uroj suksese Kosovës. Ne kishim ardhur vetëm për fitore. Nuk ishte e dobët Kosova. Ne ishim disi më mirë. Kosova luftoi dhe ishte shumë e mirë në fushë. Te Çelsi kam nisur një sezon të mirë dhe shpresa është për ekipin e parë. Po vazhdoj me këmbë në tokë dhe dëshiroj edhe Kombëtaren A të Shqipërisë”, ka thënë Broja. /Sport Ekspres/