Nën recitimin e Reshat Arbanës, Tirana publikon videon me emocione: Të qofsha falë, tek ty e gjejmë veten

Nën recitimin e Reshat Arbanës, Tirana ka publikuar një video promocionale, për të treguar programin festiv të 100-vjetorit. Një vit që shënon në historinë e kësaj skuadre, pavarësisht faktit se titulli kampion do t’ia zbukuronte edhe më shumë festën.

Por për të mbërritur deri këtu ka ende punë, pasi Kukësi dhe Partizani do të bëjnë gjithçka për ta prishur këtë dëshirë të bardhebluve. E megjithatë festa do të vazhdojë, edhe pse pa titullin do të ishte më e venitur.

Nëpërmjet një video emocionuese dhe ku veçohen fjalët “Tirona, ty të qofsha falë. Ne tek ty e gjejmë veten”, njoftohet përurimi i librit “Tirona 100 vjet”, dokumentari për 100-vjetorin e klubit, muzeun e veçantë, këngën për 100-vjetorin, Kupën e 100-vjetorit por edhe një miqësore luksi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *