Nejmar tradhton, Barça humbet “trenin” e titullit

0

Sa pranë dhe sa larg kreut! Barcelona pasdite mori një dhuratë të shkëlqyer nga Atletiko e Madridit, që ndali Realin në derbi, por vetëm pak orë më vonë katalanasit kapitulluan keqas në Malaga, duke u mundur 2-0.

Pa disa lojtarë të rëndësishëm, Barcelona shpresonte shumë te sulmi i frikshëm, por nuk ishte nata e duhur.

Malaga luajti ndeshjen perfekte, duke u mbrojtur shumë mirë dhe duke gjetur golin e parë në minutën e 32-të me ish-sulmuesin e Barcelonës, Sandro, i cili përfitoi nga një gafë e qendërmbrojtësit Mathjë.

Pjesa e parë kaloi pa raste të pastra për Barcelonën, që thjesht komandoi lojën, pa goditur portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë u fut edhe Iniesta dhe Barça u hodh në sulm, por në minutën e 65-të Nejmar shkatërroi gjithçka, duke marrë një karton të kuq absurd, pasi u grind me Diego Jorenten dhe shkaktoi faull, që i kushtoi të verdhën e dytë.

Që aty Barça e humbi qetësinë dhe sulmonte me shumë rrëmujë e nxitim, derisa në minutën e fundit të ndeshjes Honi mbylli llogaritë në kundërsulm, duke i bërë një dhuratë fantastike Real Madridit, që tashmë është thuajse i sigurt për titullin kampion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here