Nejmar te Juventus? CR7 thyen heshtjen

Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë miq dhe kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Braziliani dëshiron largimin nga PSG, edhe pse Leonardo po bën të pamundurën për ta bindur që të qëndrojë në kryeqytetin francez.

Barcelona dhe Juventusi po monitorojnë situatën dhe janë gati për të ndërhyrë në atë që mund të cilësohet operacioni më i madh i kësaj vere në merkato. Ylli portugez ka folur në lidhje me këtë çështje dhe mundësinë e transferimit të Nejmar te Juventusi.

Nejmar është një futbollist i madh. Unë mendoj se ai do të qëndroje të PSG. Nëse jo, atëherë ai duhet të shkojë aty ku ndihet i lumtur dhe ku mund të luajë futbollin e tij më të mirë, pa dëmtime dhe pa shumë shqetësime. Shqetësohem sepse më pëlqen ta shoh të luajë ashtu siç i pëlqen atij”, përfundon Kristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *