Nejmar te Barcelona? Braziliani reagon shumë ashpër

0

Para pak ditësh, mediat spanjolle përhapën lajmin e bujshëm se Nejmar dëshiron të rikthehet te Barcelona. U zbulua dhe klauzola në kontratën e brazilianit me PSG, ku lejohej largimi i sulmuesit në vitin 2020 me të njëjtën shumë që u ble nga Barcelona (222 milionë euro).

Një gjë e tillë ka sjellë reagimin e lojtarit brazilian, i cili ka sulmuar “AS” dhe “El Mundo Deportivo” me anë të një postimi në rrjetet sociale. Lojtari i PSG ka nxjerrë faqet e para të gazetave spanjolle, duke komentuar me fjalën “shpifje”.

Mediat spanjolle hapën dhe një sondazh për të mësuar mendimin e tifozëve të Barcelonës, nëse ishin pro idesë së rikthimit të Nejmar në Katalunjë, ose jo. Rezultati i sondazhit ka qenë pozitiv dhe rikthimi i brazilianit do të mirëpritej nga tifozët.

Për temën në fjalë kanë folur dhe zëvendës presidenti i Barcelonës, Xhordi Kardoner dhe trajneri Ernesto Valverde. Të dy kanë mohuar tratativat dhe zërat për rikthimin e Nejmarit në Barcelonë, ekip me të cilin u aktivizua për katër sezone, përpara se të transferohej në kryeqytetin francez.

Postimi i Nejmarit

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.