Nejmar rrezikon seriozisht burgun

0

Duket e pamundur, por tashmë gjithçka mund të ndodhë: Nejmar dhe Barcelona do të dalin në gjyq në lidhje me akuzat për korrupsion gjatë transferimit të sulmuesit nga Santosi te Barcelona.

Grupi financiar nga Brazili, DIS, që zotëronte 40% të të drejtave të transferimit të Nejmarit ka paditur futbollistin dhe Barcelonën në vitin 2013, kur sulmuesi u transferua për 57 milionë euro në Spanjë.

Nga ajo shifër, 40 milionë i mori familja e Nejmarit dhe 17 u ndanë mes klubit dhe fondit të investimeve DIS, por aty plasi lufta dhe nisën hetimet, që zbuluan se shifra reale e transferimit ishte 83,8 milionë euro dhe kishte shumë kontrata të fshehta mes dy klubeve, për të mos paguar fondin e investimeve.

Që aty, Nejmar dhe babai i tij menaxher përfunduan nën akuzë dhe apeli i tyre është refuzuar nga Gjykata e Lartë në Madrid. Janë refuzuar edhe apelimet e Barcelonës dhe ish-presidentëve të Barcelonës e Santosit, ndaj tani do të nisë gjyqi dhe nuk i dihet fundi kësaj historie.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here