Nejmar për rekord, 45 vitet e fundit është “sundues” në Francë

PSG ndali serinë e saj të fitoreve radhazi në Ligën e parë franceze, teksa barazoi në transfertë ndaj Bordosë me shifrat 2-2. Golat për parizienët u shënuan nga Nejmar dhe Kilian Mbape. Bordo arriti të barazonte dy herë rezultatin dhe të merrte një pikë në këtë takim, duke ndalur kryesuesit.

Goli i parë i shënuar nga Nejmar, ishte dhe goli i 30-të i shënuar për Nejmar në Ligën e parë në Francë. Kuota e 30 golave është arritur në ndeshjen e 32-të të brazilianit dhe ky fakt përbën një rekord për kampionatin francez në 45 vitet e fundit.

Braziliani kujtojmë u shndërruar në transferimin me të shtrenjtë të historisë së futbollit verën e kaluar, kur u ble nga PSG për 222 milionë euro, para të cilat shkuan në llogari të Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *