Nejmar papritur është penduar, do të kërkojë falje publike

0

Nejmar e do me çdo kusht kalimin te Barcelona. Braziliani dy vite më parë kaloi në mënyrën më të bujshme te PSG, duke e lënë ish-klubin e tij në një moment tepër të papritur. Ai transferim krijoi një kaos në “Camp Nou” dhe mërziti gjithë ambjentin katalanas bashkë më tifozët.
Për të nisur transferimin e brazilianit drejtuesit të Barçës kanë disa kushte. I pari është ulja e pagës së çmendur që merr në Paris. Ndërsa kushti tjetër është falja publike ndaj tifozëve katalanas.

Paga nuk ka shumë problem për brazilianin sepse tashmë e ka kuptuar se lumturia është më e rëndësishme se ata. Gjithashtu “Sport.es” raporton se 27-vjeçari është gati t’u kërkojë falje të gjithëve për atë braktisje, që u theu zemrën miliona mbështetësve.

Duke parë këto zhvillime, mund të themi se kthimi i Nejmar në Barcelonë po bëhet diçka e pashmangshme. Ardhja e tij do të ishte një përgjigje mjaft e fortë edhe ndaj Realit në merkato, që ka thyer kasafortën me blerjet e disa yjeve të mëdhenj si Hazard, Mendi apo Joviç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.